Barcelonës i është lënduar edhe mesfushori kryesor, Pedri, i cili është diagnostikuar me shqyerje të muskulit në këmbën e majtë, ka konfirmuar klubi të mërkurën.
22-vjeçari pritet të mbetet jashtë fushës së gjelbër për të paktën katër javë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi do të mungojë të paktën në tri ndeshjet e ardhshme të Barcelonës.
Ndërkohë, Pedri po ashtu nuk do të jetë i pranishëm as në ndeshjet e Spanjës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026 ndaj Gjeorgjisë dhe Turqisë, në muajin nëntor.
Barcelona ka pasur telashe të mëdha në fillim të këtij sezoni me lëndime të lojtarëve.
12 lojtarë kanë qenë të lënduar që nga fillimi i edicionit.
Të lënduar janë edhe Robert Leëandoëski, Gavi, Raphinha, Marc-Andre ter Stegen e Dani Olmo.
Barcelona është e dyta me 22 pikë, pesë më pak se Real Madridi lider.