Barcelona ka shënuar pesë gola ndaj Athletic Bilbaos në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës dhe ka avancuar në finale.
Të mërkurën në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah të Arabisë Saudite, Barça fitoi 5:0.
Ferran Torres, Fermin Lopez, Roony Bardghji dhe dy gola të Raphinhas, mjaftuan për fitoren e thellë. Katër golat e para u realizuan prej minutës së 22-të deri në minutën e 38-të, ndërsa golin e fundit, Raphinha e shënoi në minutën e 52-të.
Barcelona në finale e pret fituesin e ndeshjes Atletico Madrid – Real Madrid, që luhet të enjten nga ora 20:00.
Finalja luhet më 11 janar.