Barcelona ka qenë larg vetëm katër minuta për ta regjistruar fitoren e radhës në La Ligan spanjolle.
Por, skuadra e drejtuar nga trajneri Hansi Flick, pranoi gol në minutat shtesë dhe ka barazuar me Real Betisin në udhëtim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e xhiros së 16-të ndërmjet Real Betisit dhe Barcelonës u mbyll 2:2.
Robert Leëandoëski në minutën e 39-të e shënoi golin e 16-të të edicionit në La Liga.
Në pjesën e dytë, Betisi i barazoi shifrat me mesfushorit Giovani Lo Celson.
Barcelona shënoi tjetër gol në minutën e 83-të me sulmuesin Ferran Torres. Torres u asistua nga Lamine Yamal dhe realizoi për 2:1.
Por ishte goli i sulmuesit Assane Diao që e vendosi sfidën. Diao realizoi në minutën e 94-t, pas harkimit të bukur në zonë nga Aitor Ruibal.
Barcelona mbetet lidere me 38 pikë, ndërsa Betisi në mesin e tabelës ka 20 pikë.