Lamine Yamal do të mungojë edhe në ndeshjen e dytë rresht te Barcelona për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës.
Por trajneri Hansi Flick ka thënë të premten se Barça duhet të mësohet të fitojë edhe pa të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo17-vjeçari mungoi në humbjen 1:0 në udhëtim te Real Sociedadi, që ndërpreu ecurinë e shtatë fitoreve të Barcelonës në të gjitha garat.
Flick ka thënë se lojtarët e tij duhet të tregojnë se mund të fitojnë edhe pa tinejxherin e talentuar.
Celta Vigo – Barcelona luhet të shtunën nga ora 21:00 dhe i takon xhiros së 14-të të La Ligas.
Yamali ishte shumë i rëndësishëm edhe në Kampionatin Evropian për Spanjën, që triumfoi në Gjermani. Në edicionin aktual ka shkëlqyer po ashtu me pesë gola e shtatë asistime.
Barcelona është e para në tabelë me 33 pikë, gjashtë më shumë se Real Madridi që e ka një ndeshje më pak të luajtur dhe është në vendin e dytë.
Reali të dielën nga ora 18:30 luan si mysafir i Leganesit.
Atletico Madridi është i treti me 26 pikë, një më pak se Reali.
Atletico e pret Alavesin të shtunën nga ora 16:15.