33-vjeçari Heung-min Son mund të kthehet në Evropë sërish në afatin kalimtar dimëror sipas mediumit spanjoll “Fichajes”, më saktësisht te Barcelona.
Jugkoreani aktualisht është futbollist i Los Angels FC në ligën MLS në SHBA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor për shkak të lëndimeve që ka pasur skuadra e Barcelonës, me lojtarë kyç si Raphinha e Robert Lewandowski, Barcelona mund të mendojë përkohësisht për fazën e sulmit.
Mediumi spanjoll ka shkruar se Son mund ta shfrytëzojë mundësinë për huazimin e Sonit, ashtu siç lejohet me rregullore të ligës MLS.
Gjatë pushimit dimëror, lojtarët e ligës elitare amerikane të futbollit mund të huazohen për gjashtë muaj.
Son u transferua në verën e këtij viti nga Tottenhami te LA FC për 22 milionë euro. Ai i shënoi nëntë gola dhe dhuroi tri asistime në dhjetë paraqitjet e para për klubin e ri.