Barcelona ka shënuar fitoren e pestë rresht në La Liga të Spanjës. Barcelona mposhti Atletico Madridin me rezultat 3:1 në “Camp Nou”.
Kjo ndeshje e luajtur të martën mbrëma i takoi javës së 19-të të La Ligas spanjolle.
Atletico kaloi në epërsi me golin e Alex Baenas në minutën e 19-të. Por më psa Barcelona shënoi tri gola.
Raphinha në minutën e 26-të barazoi shifrat, kurse epërsinë e parë Barcelonës ia siguroi Dani Olmo me golin e realizuar në minutën e 65-të.
Ferran Torres shënoi golin për 3:1 në minutën e 97-të.
Me fitore, Barcelona është forcuar në vendi ne parë me 37 pikë nga 15 ndeshje. Ka një ndeshje më shumë se Reali i vendit të dytë që ka 33 pikë.
Atletico Madridi është në pozitën e katërt me 31 pikë.