Kampionia në fuqi e Spanjës, Barcelona, do të luajë pa Lamine Yamalin në pjesën e mbetur të sezonit.
Barça pa Yamalin do të luajë që nga dita e shtunë kur e viziton Getafen, në ndeshjen që nis në orën 16:15. Ndeshja i takon xhiros së 32-të të La Ligas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolashënuesi dhe asistuesi më i mirë i skuadrës u lëndua në fitoren 1:0 ndaj Celta Vigos. Ai u lëndua në momentin kur shënoi nga penalltia. Ishte edhe goli i fitores në ndeshjen e luajtur të mërkurën.
Barcelona ka krijuar epërsi të madhe të pikëve ndaj skuadrës së vendit të dytë, Real Madridit.
Dhe titullin, Barça mund ta fitojë në “Camp Nou” pikërisht ndaj madrilenëve, në “El Clasicon” që luhet më 10 maj.
Barça u eliminua më herët nga Kupa e Mbretit, ndërsa është eliminuar edhe nga Liga e Kampionëve. Trofeu i vetëm për të cilin do të luftojë është ai i La Ligas.
Përderisa Barcelona, Real Madridi, Villarreali dhe Atletico Madridi thuajse i kanë siguruar katër pozitat e para, gara për mbijetesë mbetet e hapur.
Për mbijetesë lufton edhe Mallorca e Vedat Muriqit. Mallorca, që është e 15-ta me 35 pikë, sa ka edhe Elche në vendin e 16-të, luan në udhëtim tek Alavesi. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 14:00.