Skuadra e Barcelonës është befasuar në ndeshjen që i takoi javës së parafundit të La Ligas.
Barça të dielën mbrëma u mposht nga Villarreali në shtëpi me rezultatin 3:2.
Ayoze Perez i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e katërt. Lamine Yamal i barazoi shifrat në minutën e 38-të. Talenti spanjoll realizoi supergol nga distanca.
Në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, Fermin Lopez, e kaloi në epërsi Barçën. Villarreali e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 51-të fal golit që e realizoi Santi Comesana.
Tajon Buchanan e shënoi golin e fitores për 3:2 në minutën e 80-të.
Barça xhiron e kaluar e siguroi titullin e kampionit në elitën e futbollit spanjoll.
Gjiganti katalunas e mban pozitën e parë me 85 pikë. Villarreali e zë vendin e pestë me 67 pikë. Deri në fund të kampionatit ka mbetur edhe një xhiro.