Pas më shumë se 900 ditëve, Barcelona kthehet në “Camp Nou” të shtunën me fitore.
Barça e mposhti Athletic Bilbaon me rezultatin e thellë, 4:0, në kuadër të javës së 13-të në La Liga.
Gjiganti katalunjas nuk ka luajtur në shtëpinë e saj që nga maji i vitit 2023.
Robert Lewandowski shënoi për 1:0 në minutën e katërt.
Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, Ferran Torres, e realizoi golin e dytë.
Fermin Lopez e shënoi golin e tretë në minutën e 48-të.
Për 4:0 shënoi sërish Torres në minutën e 91-të.
Te Bilbao në minutën e 54-t direkt me karton të kuq u ndëshkua Oihan Sancet për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Lopezit.
Barça ka 31 pikë, kurse Bilbao numëron 17 pikë.
Puna në stadiumin “Camp Nou” që është ende duke u rinovuar kishte nisur në qershor të vitit 2023.
Stadiumi me kapacitetin më të madh në Evropë do t’i zërë 105 mijë shikues.