Futboll

Barça konfirmon lëndimin e Lopezit

Fermin Lopez

Barcelona e ka konfirmuar lëndimin që e pësoi mesfushori Fermin Lopez ndaj Getafes.

Lopez ndaj Getafes u inkuadrua në pjesën e dytë kurse lëndimin e pësoi krejt në fund të ndeshjes.

Barça të dielën e mposhti 3:0 Getafen në “Estadi Johan Cruyff” në kuadër të xhiros së pestë të La Ligas.

Klubi i madh spanjoll njoftoi të hënën se Lopez ka një lëndim në muskulin e këmbës së majtë.

22-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të Barçës, Hansi Flick, për tre javë.

Lopez do t’i mungojë Barçës në ndeshje të rëndësishme si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Spanjolli këtë edicion ka dy gola të realizuar.