Futboll

Barça kërkon ta shfrytëzojë krizën e Realit

Barcelona - Real Madrid

Foto: Associated Press

Formën jo të mirë të Real Madridit shpreson ta shfrytëzojë tutje Barcelona që të shkëputet edhe më shumë në tabelë.

Barcelona është kampione në fuqi e Spanjës, kurse pas 19 xhirove e mban pozitën e parë në La Liga me 49 pikë. Reali ka katër pikë më pak në vendin e dytë.

Barça të dielën nga ora 21:00 luan si mysafire e Real Sociedaditi. Sociedadi ka 21 pikë në pozitën e 11-të.

Gjiganti katalunjas është në formë shumë të mirë. Ka regjistruar 11 fitore radhazi në të gjitha garat. Para një jave e mposhti Real Madridin për Superkupë.

Reali është një telashe. Klubi mbretëror të mërkurën u eliminua nga Kupa e Mbretit.  U mposht nga skuadra e kategorisë së dytë, Albacete. Pas humbjes nga Barça, Reali e shkarkoi Xabi Alonson. Trajneri i ri, Alvaro Arbeloa, debutoi me humbje.

Reali të shtunën nga ora 14:00 e pret Levanten.

Levante është në pozitën e parafundit me vetëm 14 pikë.