Futboll

Barazimi i katërt rresht për Xhakën me Sunderlandin

Granit Xhaka

Sunderlandi fitoi të dielën një pikë në udhëtim ndaj Tottenhamit. Ndeshja Tottenham – Sunderland përfundoi baras, 1:1, ndërsa i takoi javës së 20-të të Premier Leagues së Anglisë.

Për Sunderlandin e udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka, ishte barazimi i katërt rresht këtë edicion në elitën e futbollit anglez.

Sunderlandi pësoi gol në minutën e 30-të, por nuk u dorëzua dhe golin e barazimit shënoi në minutën e 80-të. Pas një aksioni të gjatë, Brian Brobbey, shënoi golin e barazimit 1:1.

Golin për Tottenhamin e realizoi, Ben Davies.

Sunderlandi nga 20 ndeshje ka fituar 30 pikë.

Tottenhami ka tri pikë më pak.