Granit Xhaka me Sunderlandin e kanë shënuar barazimin e gjashtë këtë edicion në Premier League.
Sunderlandi barazoi pa gola të shtunën me Brightonin në udhëtim, në ndeshjen që i takoi xhiros së 17-të.
Xhaka që është edhe kapiten i Sunderlandit e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
Te Brightoni deri në minutën e 87-të u paraqit sulmuesi Brajan Gruda.
Sunderlandi këtë edicion numëron edhe shtatë fitore dhe katër humbje. Ka 27 pikë.
Brightoni ka gjashtë fitore, gjashtë barazime dhe pesë humbje. Ka tri pikë më pak se Sunderlandi.