Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barazim dramatik mes Tottenhamit dhe Manchester Unitedit

Tottenham Hotspur

Tottenham Hotspur dhe Manchester United kanë ndarë pikët në një ndeshje dramatike, që përfundoi me rezultat 2:2, pas një përmbysjeje dhe kundërpërmbysjeje në minutat e fundit.

United kaloi në epërsi në minutën e 32-të me golin e Bryan Mbeumos.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur dukej se “Djajtë e Kuq” do të merrnin tre pikët, Mathys Tel barazoi rezultatin në minutën e 84-t, pasi hyri si zëvendësues dhe i dha frymë të re skuadrës vendase.

Vetëm pak minuta më vonë, Richarlison përmbysi rezultatin në minutën e 90+1’, duke ndezur festën në stadiumin e Tottenhamit.

Megjithatë, drama nuk përfundoi aty — Matthijs de Ligt barazoi në minutën e 90+6’, duke i siguruar Unitedit një pikë në sekondat e fundit të takimit.

Pas këtij barazimi, Tottenhami renditet në vendin e tretë me 18 pikë, aq sa ka edhe Manchester United, që mban pozitën e shtatë në tabelën e Premier League-s.