Futboll

Ndeshja në Lipjan nuk jep fitues

H

Prishtina e Re dhe Dukagjini kanë luajtur të shtunën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan. 

Por, ballafaqimi i xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll nuk ka dhënë fitues, pavarësisht rasteve që patën skuadrat. Përfundoi baras, 0:0.

Për Prishtinën e Re ishte pika e 15-të e fituar në këtë edicion pas 17 ndeshjeve, ndërsa Dukagjini ngjitet përkohësisht në vendin e dytë me 28 pikë. 

E ka një pikë më shumë se Prishtina që ka dy ndeshje më pak të luajtur. 

Dukagjini vazhdon ecurinë pozitive të rezultateve dhe nuk di për humbje që prej 2 nëntorit.



Baras pas pjesës së parë në Lipjan

Prishtina e Re dhe Dukagjini kanë barazuar pas pjesës së parë në ndeshjen e xhiros së 17-të. 

Ky ballafaqim po luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan