Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mbyllet baras ndeshja Dukagjini - Gjilani

Dukagjini  - Gjilani

Ka përfunduar pa gola ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit. 

Ndeshja u zhvillua të dielën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë dhe i takoi javës së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.  Të dyja skuadrat kishin disa raste të mira shënimi por që nuk i konkretizuan. 
Për Gjilanin kjo ishte ndeshja e tretë radhazi pa humbje në ligë.  Ka dy fitore dhe një barazim. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë për Dukagjinin ishte ndeshja e dytë rresht që nuk pëson disfatë. Gjilani është në pozitën e pestë me 28 pikë. 

Dukagjini ka tri pikë më pak dhe zë vendin e tetë.
 


Baras në Klinë

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Dukagjini – Gjilani. 

Pati raste për shënime të golave nga të dyja skuadrat, por një gjë e tillë nuk ndodhi. 

Ky ballafaqim po zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.  Kjo ndeshje i takon javës së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.