Futboll

Baltaci i Galatasarayt në mesin të arrestuarve për bastvënie ilegale

Baltaci i Galatasarayt në mesin të arrestuarve për bastvënie ilegale

Një gjykatë turke ka urdhëruar burgosjen e 20 të dyshuarve, përfshirë lojtarë të Superligës, në pritje të gjyqit në një hetim të zgjeruar për bastet në futboll, ka njoftuar të martën agjencia e lajmeve “Anadolu”.

Javën e kaluar prokurorët urdhëruar ndalimin e 46 personave, ku përfshihen lojtarë, presidentë klubesh, komentatorë dhe një arbitër i futbollit. Urdhëri u dha pas hetimit për baste të vëna në ligat profesionale të Turqisë.

Sipas “Anadolu” në mesin e të ndaluarve në këtë operacion janë lojtari i Galatasarayt, Metehan Baltaci, dhe ai i Fenerbahçes, Mert Hakan Yandas. Është arrestuar edhe ish-presidenti i Adana Demirspor, Murat Sancak. 

Baltaci i ka dhënë gjykatës së ka vënë baste në disa ndeshje kur ishte lojtar i ekipit të të rinjve dhe nuk e kishte bërë këtë pasi iu bashkua ekipit të parë të Galatasarayt.

Yandasi i Fenerbahçes mohoi përfshirjen në lojërat e fatit, përkatësisht në baste. 

Muajin e kaluar federata turke e futbollit pezulloi 149 gjyqtarë dhe asistentë, pasi një hetim zbuloi se zyrtarët e ndeshjeve po vinin baste po për ndeshjet në Turqi.

Rrjeti më pas u zgjerua me arrestimin e tetë personave, përfshirë kryetarin e një klubi të nivelit të lartë, si dhe pezullimin e 1024 lojtarëve në të gjitha ligat. Data e gjykimit nuk është caktuar ende.