Valentin Serebe ka qenë vendimtar në fitoren e Ballkanit të dielën pasdite në Suharekë. Serebe i shënoi të tre golat e fitores së suharekasve ndaj Drenicës me rezultat 3:0. Ai golin e parë e shënoi në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.
Shënoi golin pas përplasjes së portierit të Drenicës, Kenan Haxhihamzës me një bashkëlojtar të tij. Gabimin e shfrytëzoi Serebe i cili realizoi golin për 1:0.
Golin e dytë Serebe e shënoi në minutë ne 48-të, kurse “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 93-të.
Për Ballkanin ishte fitorja e dytë rresht pas fitores ndaj Ferizajt në xhiron e tretë.
Ndeshja Ballkani – Drenica i takoi xhiros së katërt të Superligës në futboll.
Me fitoren e dytë rresht, Ballkani është ngritur në vendin e dytë me tetë pikë nga katër ndeshje. Drenica bie në pozitën e gjashtë me katër pikë sa ke edhe Gjilani në vendin e shtatë dhe Malisheva në pozitën e tetë.
Ballkani dyfishon rezultatin
Ballkani e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Drenicës.
Valentin Serebe realizoi për 2:0 në minutën e 48-të.
Serebe e realizoi edhe golin e parë.
Ballkani shënon në fund të pjesës së parë
Ballkani ka shënuar gol krejt në fund të pjesës së parë për të kaluar në epërsi ndaj Drenicës.
Pas përplasjes së portierit të Drenicës, Kenan Haxhihamzës me një bashkëlojtar të tij, përfitoi Valentin Serebe i cili e realizoi golin e epërsisë në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.
Skuadra suharekase e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej 1:0.