Organizatori i protestës “Drejtësi, jo politikë”, Ismail Tasholli, ka thënë se kur vjen fjala për UÇK-në aty nuk ka ndarje dhe poste.
Ka deklaruar se për UÇK-në janë të gjithë bashkë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, drejtësia nuk duhet të jetë selektive, duke shtuar se qytetarët duan drejtësi e jo politikë.
“Aty jemi bijtë e bijat e një historie që na ka bashkuar në momentet më të këqija. Në çdo qytet e fshat ku kemi shkuar, një fjalë ka qenë mbi të gjitha, UÇK. Kjo është krenaria që nuk shuhet. Sot është 17 shkurti, është dita kur një popull e shpalli para botës të drejtën për shtet, liri dhe dinjitet. Kjo ditë nuk është vetëm festë por edhe kujtesë”, ka thënë ai. Ai ka thënë se lufta e UCK-së ishte luftë çlirimtare. Sipas tij, lufta nuk është abstrakte sepse ka numra të njerëzve të vrarë, dhunuar e keqtrajtuar. Tasholli ka thënë se të gjitha këto janë plagë të hapura. “Duhet ta themi qartë dallimin mes agresorit dhe viktimës. UCK-ja nuk lindi për të marrë tokë të huaj por për ta mbrojtur tokën e vet. Kjo është e vërteta historike që nuk mund të ndryshohet. Ne nuk mund të pranojmë që proceset që zhvillohen në emër të popullit të Kosovës ta barazojnë viktimën me agresorin”, ka thënë ai.