Futboll

Ballkani prezanton qendërmbrojtës të zhvilluar në Gjermani

Adonis Hoti

Ballkani i Suharekës të enjten e ka prezantuar edhe një tjetër futbollist. 

Tri herë kampioni i Kosovës njoftoi për transferimin e Adonis Hotit. 

Hoti është 18-vjeçar dhe luan në pozitën e qendërmbrojtësit. 

“Ai është formuar në akademitë gjermane të FSV Waiblingen dhe SGV Freiberg, ku ka luajtur në kategoritë U17 dhe U19. Hoti ka zhvilluar ndeshje dhe është anëtar i rregullt i përfaqësueses së Kosovës U18. Ai pritet të rrisë konkurrencën dhe cilësinë në repartin e fundit”, ka shkruar Ballkani të enjten.