Futboll

Malisheva fiton me përmbysje të rezultatit ndaj Ballkanit

Malisheva

(E përditësuar) - Malisheva ka fituar me përmbysje të rezultatit 2:1 ndaj Ballkanit. 

Ndeshja e zhvilluar të hënën në Suharekë i takoi xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës. 

Për Ballkanin ishte disfata e katërt këtë edicion, krahas dhjetë fitoreve dhe gjashtë barazimeve. 

Bleart Tolaj e shënoi golin e epërsisë për skuadrën suharekase në minutën e 14-të.

Malisheva shifrat në 1:1 i barazoi në minutën e 28-të me golin që e shënoi Samuel Opeh.

Nëntë minuta më pas, Assane Diatta, e shënoi golin e fitores 2:1 për mysafirët.

Ballkani pavarësisht disfatës mbetet në pozitën e parë me 36 pikë. 36 pikë ka edhe Prishtina në vendin e dytë. Pason Drita me një pikë më pak. 

Malisheva mbetet në pozitën e katërt me 33 pikë.


Malisheva po fiton pas pjesës së parë

Malisheva është duke udhëhequr 2:1 ndaj Ballkanit pas pjesës së parë.

Bleart Tolaj e shënoi golin e epërsisë për skuadrën suharekase në minutën e 14-të.

Malisheva shifrat në 1:1 i barazoi në minutën e 28-të me golin që e shënoi Samuel Opeh.

Nëntë minuta më pas, Assane Diatta, e shënoi golin e epërsisë 2:1 për mysafirët.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 20-të të elitës së futbollit kosovar.


Malisheva përmbys rezultatin

Malisheva e ka përmbysur rezultatin ndaj Ballkanit në 2:1. 

Assane Diatta e shënoi golin e epërsisë në minutën e 37-të.


Opeh shënon gol të bukur, Malisheva barazon shifrat

Malisheva i ka barazuar shifrat ndaj Ballkanit.

Për 1:1 shënoi Samuel Opeh në minutën e 28-të.

Ai shënoi gol të bukur nga distanca.


Ballkani në epërsi ndaj Malishevës

Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Malishevës në ndeshjen e fundit të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës. 

Bleart Tolaj e shënoi golin e epërsisë për skuadrën suharekase në minutën e 14-të.