Malisheva ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në garën për të siguruar një vend që dërgon në Evropë.
Malisheva të dielën pasdite në “Liman Gegaj”, mposhti pretendentin për titull të kampionit, Ballkanin me rezultat 4:2, në kuadër të xhiros së 29-të të Superligës në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe fitore, Malisheva i afrohet zonës që siguron daljen në Evropë.
Me fitore ngritët në vendin e katërt me 43 pikë, një më pak se Prishtina e vendit të tretë. Vendi i tretë siguron paraqitjen në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Ballkani kaloi në epërsi me golin e shënuar nga mesfushori Giovanni, në minutën e 15-të.
Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë.
Por Malisheva shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e dytë.
Fillimisht Etnik Brruti shënoi nga penalltia në minutën e 56-të për 1:1, kurse tre minuta më vonë, Assane Diatta, shënoi golin e epërsisë 2:1.
Brruti shënoi edhe një herë për Malishevën. Ai realizoi për 3:1 në minutën e 82-të.
Ballkani u kthye në lojë me gol të minutës së 87-të. Golin e dytë për Ballkanin e shënoi Almir Kryeziu, por në minutën e tretë shtesë, Malisheva fitoi penallti.
Gentrit Halili u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje.
Penalltinë e fituar në gol e shndërroi Laurent Xhylani.
Ballkani kthehet në lojë
Ballkani është kthyer në lojë ndaj Malishevës me gol të minutës së 87-të.
Realizator për 3:2 ishte Almir Kryeziu.
Tjetër goditje për Ballkanin, Malisheva shënon golin e tretë
Malisheva e ka shënuar golin e tretë ndaj Ballkanit.
Golin për 3;1 në minutë ne 82-të e shënoi realizatori i golit të parë, Etnik Brruti.
Malisheva shënon tjetër gol, në epërsi ndaj Ballkanit
Malisheva ka shënuar tjetër gol ndaj Ballkanit. Golin për 2:1 e shënoi Diatta Assane në minutën e 59-të.
Etnik Brruti shënon golin e barazimit për Malishevën
Etnik Brruti ka shënuar golin e barazimit për Malishevën ndaj Ballkanit.
Brruti shënoi nga penalltia në minutën e 56-të.
Rezultati aktual i ndeshjes Malisheva – Ballkani është 1:1.
Ballkani në epërsi pas pjesës së parë
Ballkani ka shkuar në pushim me epërsi prej një goli ndaj Malishevës.
Ndeshjen që po luhet në stadiumin “Liman Gegaj”, Ballkani është duke e fituar 1:0.
Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi mesfushori Giovanni, në minutën e 15-të.
Ballkani në epërsi
Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Malishevës, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Golin e epërsisë së Ballkanit e shënoi mesfushori Giovanni, në minutën e 15-të.
Ndeshja i takon xhiros së 29-të.