Futboll

Balliu, jashtë fushës për disa javë

Ivan Balliu

Mbrojtësi shqiptar i Rayo Vallecanos, Ivan Balliu, pësoi lëndim të rëndë të dielën në duelin ndaj Elches.

Vallecano u mposht 4:0 nga Elche në udhëtim në ndeshjen që i takoi javës së 17-të të La Ligas.

Balliu ka një lëndim muskulor që mund ta mbajë jashtë fushës për disa javë. Kështu kanë shkruar të hënën mediumet spanjolle.

33-vjeçari Balliu kërkoi zëvendësimin në minutën e 33-të.

Mbrojtësi i krahut këtë edicion në 18 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka kontribuar me një asistim.

Pjesë e Vallecanos, Balliu është nga viti 2021 kur ishte transferuar si lojtar i lirë.

Në të kaluarën ka luajtur edhe tek Almeria, Metz e Arouca. Si futbollist është zhvilluar në akademinë e Barcelonës.