Futboll

Bajrami shënon supergol në Skoci

Nedim  ajrami Rangers

Nedim Bajrami ka shënuar supergol për skuadrën e Rangersit. 

Rangersi të shtunën mbrëma është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Ligës së Skocisë. Rangersi në një të tetën e finales e eliminoi skuadrën Alloa Athletic duke e mposhtur me rezultatin 4:2.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Bajrami, e shënoi golin e epërsisë në minutën e 13-të. Ai shënoi supergol nga distanca. 26-vjeçari e kompletoi ndeshjen. 

Për Bajramin ky ishte goli i parë i shënuar këtë edicion në të gjitha garat. 

Mesfushori ofensivë pjesë e gjigantit skocez është nga viti i kaluar kur u transferua nga Sassuolo për 3 milionë euro. 

Kontrata me Rangersin i përfundon në verën e vitit 2028.

VIDEO: