Futboll

Bajrami mund të largohet nga Rangersi

Nedim Bajrami - Rangers

Mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, mund të largohet gjatë verës nga Rangersi skocez. Bajrami është në mesin e lojtarëve që nuk kanë treguar mjaftueshëm paraqitje të mira për skuadrën nga Glasgow.

“Njëri prej tyre, i cili është vënë në pikëpyetje, është Nedim Bajrami”, shkruan “rangersnews”.

Bajrami në 46 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat, ka kontribuar me pesë gola dhe pesë asistime.

26-vjeçari te Rangersi u transferua në verën e vitit të kaluar nga Sassuolo për katër milionë euro.