Milot Avdyli ka asistuar në golin e dytë të Celjes në minutën e 67-të të enjten mbrëma. Celje humbi ndeshjen 4:2 nga Lugano, por falë rezultatit të përgjithshëm 7:4, Celje e Sllovenisë siguroi kalimin në plejofin e Ligës së Konferencës.
Mesfushori Avdyli kompletoi takimin.
Ndërkohë, Ezgjan Alioski shënoi golin e katërt nga penalltia në minutën e 85-të për Luganon.
Alioski dhe portieri Amir Shaipi kompletuan takimin, ndërsa në fushë Uran Bislimi u inkuadrua në minutën e 64-t.
Albian Hajdari mbeti në stol.