Mesfushori Leon Avdullahu dhe sulmuesit Xherdan Shaqiri e Albian Ajeti kanë lënë gjurmë në fitoren e thellë të Baselit të shtunën mbrëma. Avdullahu shënoi gol, kurse Shaqiri e Ajeti asistuan.
Baseli e fitoi 4:1 ndeshjen e xhiros së 14-të të Superligës së Zvicrës në udhëtim tek Yverdoni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShaqiri asistoi në golin për 2:0, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Avdullahu realizoi për 3:0 në minutën e 51-të, ndërsa në minutën e 58-të u zëvendësua me Ajetin. Ajeti dy minuta pas inkuadrimit, asistoi në golin për 4:0.
Shaqiri luajti deri në minutën e 79-të.
Taulant Xhaka mbeti sërish në bankën rezervë.
Dion Kacuri te vendësit luajti nga fillimi i pjesës së dytë.
Baseli ka 25 pikë dhe po lufton për titull kampioni.
Yverdoni ka 15 pikë.