Leon Avdullahu nuk e ka përcaktuar ende se cilën shtet do ta përfaqësojë. Avdullahu ndodhet në mes të dy zgjedhjeve, Kosovën dhe Zvicrën.
Gazeta e madhe zvicerane “Blick” ka shkruar se javën e kaluar drejtuesit e Përfaqësueses së Zvicrës e kanë vizituar Avdullahun te klubi i Hoffenheimit. Synimi i vetëm i tyre ishte që ta bindin mesfushorin e talentuar të qëndrojë besnik ndaj Zvicrës dhe që të mos vendos që ta përfaqësojë Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se Avdullahu është në listën e selektorit të Zvicrës, Murat Yakin, që mund të ftohet për ndeshjet e muajit të ardhshëm që janë të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës që mbahet në vitin 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. Pikërisht Zvicra luan ndaj Kosovës dhe ndaj Sllovenisë.
Nga ana tjetër edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit e Kosovës janë duke punuar vazhdimisht që ta bindin Avdullahun të luajë për “Dardanët”.
Siç shkruan “Blick” një delegat i Kosovës ishte pranishëm në seancën e parë stërvitore që e mbajti Avdullahu me Hoffenheimin në muajin e kaluar.
Edhe Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në fund të muajit qershor e vizitoi në Basel, Avdullahun.
Mësohet se 21-vjeçari pritet të marrë vendim së shpejti se për cilën përfaqësuese do të luajë.
Avdullahu në të kaluarën është paraqitur për të gjitha grupmoshat e reja të Zvicrës.