Sulmuesi Donis Avdijaj ka shkëlqyer të martën mbrëma. Ai kontribuoi me një gol dhe një asistim në fitoren e Hartbergut ndaj Grazerit me rezultat 3:0, në kuadër të xhiros së 27-të të Bundesligës së Austrisë.
Avdijaj fillimisht asistoi në golin e parë të shënuar nga kroati, Patrik Mijiq në minutën e 59-të, derisa shënoi golin për 2:0 në minutën e 70-të. Avdijaj u zëvendësua në minutën e 84-t.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi 28-vjeçar ka shënuar katër gola dhe ka asistuar gjashtë herë deri tash në Bundesligë. Ka shtatë gola e gjashtë asistime për Kupë të Austrisë. Hartbergu në finale të Kupës më 1 maj luan kundër Wolfsbergerit.
Hartbergu po lufton për dalje në Evropë.