Donis Avdijaj e ka realizuar golin e parë këtë edicion në elitën e futbollit austriak.
Avdijaj paraqitet për skuadrën e Wolfsbergerit që të shtunën fitoi 3:1 ndaj Grazerit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e nëntë.
Avdijaj realizoi për 3:1 në minutën e 90-të. Ai në lojë u inkuadrua nga minuta e 75-të.
Arbnor Prenqi te Grazeri u paraqit nga minuta e 75-të.
29-vjeçari Avdijaj ka edhe dy gola të realizuar në Kupë të Austrisë.
Ai i ka munguar në disa ndeshje Wolfsbergerit në ligë për shkak të një lëndimi.