Goli i shënuar nga Donis Avdijaj i Hartbergut kundër Salzburgut në fundjavë është zgjedhur më i bukuri i xhiros së 31-të në elitën e futbollit austriak.
Avdijaj në minutën e 41-të, realizoi me gjuajtje të saktë për 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, skuadra e tij u mposht thellë 5:1 nga skuadra e madhe austriake.
Megjithatë, futbollisti kosovar mori 44 për qind të votave nga lexuesit e mediumit “Sky” të Austrisë.
Ai mposhti konkurrencën e Otar Kiteishvilit, Samson Tijanit, Yadaly Diabyt dhe Sekou Koitas.
Avdijaj ka 11 gola e katër asistime në edicionin aktual të Bundesligës së Austrisë.