Sulmuesi Donis Avdijaj ka konfirmuar largimin nga skuadra austriake, Hartberg. Ai ka thënë se “është koha për hapin tjetër në karrierë”.
“I uroj Hartbergut gjithë të mirat në të ardhmen”, ka thënë Avdijaj për “Sky”. Ai nuk ka zbuluar të ardhmen.
“Do të vendos në javët e ardhshme bashkë me menaxhmentin tim”, ka shtuar futbollisti me gjashtë paraqitje te Kosova. Ai mund të kthehet te Schalke, që garon në Bundesliga 2.
Avdijaj ishte prej më të mirëve te skuadra e Hartbergut. Me Hartbergun humbën finalen e Kupës së Austrisë. Humbën po ashtu në gjysmëfinale të plejofit për kualifikim në Ligën e Konferencës.
Avdijaj ka luajtur në skuadra të ndryshme evropiane.