Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Autogolat e Kolollit dhe Hajrizit bëjnë bujë në Francë

Autogoli i Kolollit

Autogoli i Kolollit

Brenda një jave, futbollistët e Sionit, Kreshnik Hajrizi dhe Benjamin Kololli, shënuan autogola karakteristikë. Autogolat e dy kosovarëve u transmetuan në një faqe franceze me mbi një milion abonentë.

Më 23 shkurt, mbrojtësi Hajrizi shënoi autogol në ndeshjen ndaj Luzernit, në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës së Zvicrës. Hajrizi autogolin e shënoi në minutën e 58-të, ndërsa Sioni humbi me rezultat 2:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Hajrizi shënoi në këndin e sipërm të portierit Timothyu Fayulu me një gjysmë-volej të shkëlqyer. Portieri u mashtrua më pas të shtunën në Basel nga një goditje me kokë nga Benjamin Kololli”, shkruan “20 Minuten” të martën.

Futbollisti tjetër i Kosovës, Kollolli në minutën e 17-të realizoi autogol për epërsinë e Baselit, që fitoi 2:0 ndaj Sionit në kuadër të javës së 26-të të Superligës zvicerane. Golin e dytë për Baselin e shënoi Xherdan Shaqiri.

Sioni është në vendin e nëntë me 30 pikë.