Futboll

Ausilio: Djali im më qortoi që nuk e transferova Jasharin

Piero Ausilio

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka shpjeguar se si djali i tij e qortoi pasi nuk e transferoi mesfushorin, Ardon Jashari. 

Jashari së fundi u transferua te Milani nga Club Brugge për 36 milionë euro. 

Për Reprezentuesin e Zvicrës shumë skuadra shprehën interesim që t’i sigurojnë shërbimet e tij por ai në fund vendosi që t’i bashkohej vetëm Milanit. 

“Niccolo shikon një mijë ndeshje dhe studion lojtarët. Kur Jashari shkoi në Milan, më qortoi. Më tha: ta rekomandova kur ishte në Luzern, dhe ti e le të ikte. Është e vërtetë, ai ma kishte treguar, por unë iu përgjigja: Nuk mund t’i nënshkruajmë të gjithë lojtarët e mirë”, u shpreh Ausilio të dielën në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”. 

23-vjeçari Jashari me Milanin ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.