Futboll

Augsburgu i Rexhbeçajt barazon me Union Berlinin

Augsburg - Union Berlin

Augsburgu i mesfushorit të Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka barazuar të enjten mbrëma në ndeshjen e xhiros së 17-të të Bundesligës. 

Augsburgu barazoi 1:1 me Union Berlinin, ndërsa Rexhbeçaj luajti deri në minutën e 63-të. 

Alexis Claude-Maurice shënoi për vendësit në minutën e gjashtë të shtesës në pjesën e parë. Derrick Kohn i mysafirëve u përjashtua nga loja në minutën e 89-të. 

Me një lojtar më pak në fushë, Union Berlini i barazoi shifrat me kroatin Marin Ljubiçiq, në minutën e 92-të. 

Augsburgu në vendin e 15-të ka 15 pikë, kurse Union Berlini në vendin e nëntë i ka 23 pikë, sa edhe Freiburgu i teti.