Futboll

Atletico mposht finalistin e Ligës së Konferencës

Atletico Madrid

Atletico Madridi e ka mposhtur finalistin e Ligës së Konferencës, Real Betisin, dhe e ka siguruar vendin e tretë në La Liga për këtë edicion.

Atletico fitoi 4:1, ndërsa tani ka 73 pikë në pozitën e tretë, tri më shumë se Athletic Bilbao i vendit të katërt.

Pozitën e tretë Atletico do ta ruajë deri në fund të kampionatit, ku ka mbetur edhe një xhiro. Në dy ndeshjet e ndërsjella me Bilbaon, Atletico është më i suksesshëm me dy fitore.

Julian Alvarez realizoi dy gola e një asistim. Shënoi në minutën e 10-të për 1:0, ndërsa Robin Le Normand e dyfishoi rezultatin. Pablo Fornals shënoi për mysafirët në minutën e 67-të.

Alvarez më pas shënoi për 3:1 në minutën e 75-të, kurse Angel Correa e vendosi rezultatin përfundimtar me gol të minutës së 96-të.