Skuadra e Atletico Madridit të shtunën në kuadër të xhiros së 31-të në La Liga, ka shënuar fitore me rezultatin 3:1, ndaj Gironas.
Fitorja u arrit me përmbysje të rezultatit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e katër me golin e Artam Dovbykit.
Sulmuesi Antoine Griezmann i barazoi shifrat në 1:1, në minutën e 34-t.
Ai realizoi nga penalltia.
Në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë, Angel Correa pas një asistimi nga Alvaro Morata shënoi për 2:1.
Griezmann e shënoi edhe golin e fundit në ndeshje, në minutën e 50-të.
Atletico Madridi mbetët në pozitën e katërt në tabelë me 61, pikë.
Girona është në vend të tretë me 65 pikë.