Atletico Madrid ka shënuar fitore dramatike ndaj Real Sociedadit në La Liga të shtunën.
Skuadra e Diego Simeones triumfoi 3:2, duke kaluar tre herë në epërsi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFillimisht Alexander Sorloth e kaloi Atleticon vendase në epërsi në minutën e pestë, vetëm një minutë para se Carlos Soler të barazonte rezultatin.
I njëjti skenar u përsërit në pjesën e dytë. Nicolas Gonzalez shënoi për 2:1 për Atleticon në minutën e 67-të e vetëm një minutë më vonë rezultatin e barazoi Mikel Oyarzabal.
E golin vendimtar dhe të dytin personal Gonzalez e shënoi në minutën e 81-të.
Me këtë fitore, Atletico mbërrin në kuotën e 54 pikëve pas 27 ndeshjesh. Është e treta në tabelë pas Barcelonës e Realit që prijnë me 64, respektivisht 63 pikë.
Sociedadi ka 35 pikë në pozitën e tetë.