Atletico Madridi ka dështuar edhe të shtunën në duelin ndaj Alavesit, skuadrës që po lufton për mbetje në elitë.
Me barazimin pa gola në kuadër të xhiros së 34-t, Atletico Madridi mbetet shumë prapa garës për titull, që do të vazhdojë deri në fund mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Atletico ka 67 pikë pas 34 ndeshjeve, nëntë më pak se Barcelona lidere që e ka një ndeshje më pak të luajtur. Reali është i dyti me 72 pikë.
Alavesi ka 35 pikë, por ende nuk e ka të sigurt mbijetesën.