Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Atletico del në krye të La Ligas

Atletico

Atletico Madridi i ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 26-të të La Ligas për t’u bërë lidere në tabelë.

Atletico të shtunën mbrëma e mposhti me vështirësi Athletic Bilbaon në shtëpi me rezultatin 1:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Golin e fitores për vendësit e realizoi Julian Alvarez në minutën e 66-të me asistimin e Marcos Llorentes.

Atletico së bashku me Barcelonën dhe Real Madridin janë duke zhvilluar garë të fortë këtë edicion për titull kampioni. Aktualisht skuadra e Diego Simeones ka 56 pikë dhe është e para në tabelë. Barcelona që ka 54 pikë luan të dielën me Real Sociedadin. Reali mbetet i treti me 54 pikë po ashtu.