Mbrojtësi i krahut të djathtë, Zachary Athekame, i është bashkuar Milanit të premten nga Young Boysi zviceran.
20-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “kuqezinjtë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-futbollisti i Xamaxit u transferua për 10 milionë euro, ndërsa Young Boysi do të ketë 10 për qind përfitime nga shitja e ardhshme e tij.
Ai i ka luajtur 10 ndeshje me Zvicrën U21 dhe ka pasur paraqitje që janë vlerësuar lart në edicionin e kaluar.
Në 30 ndeshje me Young Boysin në sezonin e kaluar, Athekame ka regjistruar dy asistime, ndërsa luajti në tetë ndeshjet e fazës së ligës në Champions.
Athekame është zhvilluar si futbollist te të rinjtë e Bejunes.
