Futboll

Atalanta e dërgon Monzan në Serie B

Atalanta

Atalanta ka fituar thellë 4:0 të dielën në udhëtim te Monza në ndeshjen e xhiros së 35-të të Serie A.

Me fitoren e arritur, Atalanta përforcohet edhe më shumë në vendin e tretë me 68 pikë.

Monza ndërkohë bëhet ekipi i parë në Serie A që bie nga liga. Në sezonin tjetër do të bëj gara në kategorinë e dytë, pasi ka vetëm 15 pikë në vendin e fundit. 

Charles De Ketelaere i shënoi të dy golat në pjesën e parë, në minutën e 12-të dhe të 23-të.

Ademola Lookman dy minuta pas pushimit shënoi për 3:0, ndërsa Marco Brescianini e vendosi sfidën 4:0, me golin e minutës së 88-të.

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, luajti tek Atalanta deri në minutën e 76-të.