Atalanta e ka caktuar menjëherë pasardhësin e trajnerit Gian Piero Gasperini.
Ivan Juriq është zyrtarizuar të premten në krye të Atalantas, pak minuta pasi Gasperini u konfirmua si trajner i ri i Romës.
Kroati Juriq është 49-vjeçar, ndërsa ka firmosur për dy vjet me skuadrën e Serie A.
Juriqi së fundi ishte në krye të Southamptonit. Më herët ka drejtuar Romën, Torinon, Veronan, Genoan, Crotonen e Mantovan. Pra e njeh shumë mirë futbollin italian.