Finalistja e Ligës së Evropës, Aston Villa, ka bërë hap të gabuar në garën për Ligën e Kampionëve.
Të dielën pasdite, Aston Villa barazoi me skuadrën e Armando Brojës, Burnleyn, që në edicionin tjetër do të bëj gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e xhiros së 36-të mes Burnleyt dhe Aston Villas u mbyll 2:2.
Jaidon Anthony dhe Zian Flemming shënuan për Burnleyn, kurse Ross Barkley dhe Ollie Watkins për Aston Villan.
Armando Broja mbeti në bankën rezervë.
Aston Villa në vendin e pestë i ka 59 pikë, sa ka edhe Liverpooli i katërti.
Burnley i parafundit i ka 21 pikë.
Me rezultatin 2:2 përfundoi edhe ballafaqimi mes Crystal Palacet dhe Evertonit.
Evertoni i dhjeti i ka 49 pikë, teksa Crystal Palace i 14-ti me një ndeshje më pak të luajtur, i ka 44 pikë.
Nottingham Foresti dhe Newcastle United barazuan 1:1.
Nottinghami i 15-ti i ka 43 pikë, tri më pak se Newcastle që është i 13-ti.