Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka reaguar me një mesazh emocional pas eliminimit të Kosovës në plejofin për Kampionatin Botëror 2026, duke shprehur zhgënjimin, por edhe krenarinë për paraqitjen e ekipit.
Asllani ka thënë se kjo humbje nuk ishte vetëm një rezultat negativ, por ndalja e një ëndrre shumë të madhe, pasi Kosova ishte shumë afër një momenti historik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk është veç një humbje… është një ëndërr që u ndal pak para fundit, e dhamë shpirtin, besuam deri në sekondën e fundit, por fati nuk ishte në anën tonë. Dhimbja është e madhe, sepse e dinim sa afër ishim historisë… sa afër një momenti që do mbetej përgjithmonë… Por ne jemi Kosova dhe do të kthehemi më të fortë! Faleminderit Kosovë”, ka shkruar Asllani në Instagram.
Kosova ishte shumë pranë kualifikimit historik në Botëror, por në fund u eliminua në finalen e plejofit pas humbjes minimale nga Turqia në “Fadil Vokrri”.