Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asllani në ekipin më të mirë të xhiros

Fisnik Asllani

Fisnik Asllani ka zënë vend në ekipin më të mirë të xhiros në Bundesligë.

Sulmuesi i Kosovës të shtunën shënoi gol dhe asistoi në fitoren 4:2 të Hoffenheimit ndaj Heidenheimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dhe për shkak të asaj paraqitje zuri vend në ekipin e xhiros së 25-të sipas “Kicker”, “Bild” dhe agjencisë së lajmeve SID.

Asllani ka tetë gola e pesë asistime në 24 paraqitje në Bundesligë.

Interesim për 23-vjeçarin kanë shprehur skuadra të mëdha evropiane. Chelsea është prej skuadrave të mëdha angleze që po e përcjell situatën rreth yllit të Kosovës.