Futboll

Asllani me tjetër paraqitje të mirë, gol e asistim në plejof

Fisnik Asllani

Elversbergu ka marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të plejofit për promovim në Bundesligën gjermane. 

Elversbergu barazoi 2:2 në udhëtim te Heidenheimi dhe është afër që të shkruajë historinë në futbollin gjerman. 

Tani i duhet të marrë tjetër rezultat të mirë në ndeshjen kthyese për të luajtur më pas për herën e parë në Bundesligë. 

Merita për sukseset e Elversbergut në këtë edicion ka sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani. 

Asllani në pjesën e parë asistoi e shënoi. 

22-vjeçari në edicionin aktual ka shënuar 19 gola e ka kontribuuar me nëntë asistime. 

Dueli kthyes zhvillohet të hënën nga ora 20:30, me Elversbergun vendës. 

Asllani asistoi në golin për 1:0 në minutën e 18-të, ndërsa për 2:0 realizoi në minutën e 42-të. 

Në pjesën e dytë skuadra e tij pranoi dy gola. Asllani luajti deri në minutën e 89-të.

Lexo përditësimet tjera
Fisnik Asllani

Asllani i pandalshëm, Elversbergu pranë historisë

Elversbergu është afër që të shkruajë historinë në futbollin gjerman dhe meritat më të mëdha për...