Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asllani shënon gol, feston me shqiponjë

as

Kosovare Asllani ia ka siguruar të dielën fitoren skuadrës së London City Lionesses. 

London City Lionesses e mposhti në shtëpi West Ham Unitedin me rezultatin 1:0. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të elitës angleze për futbolliste. 

Asllani golin e fitores për skuadrën e saj e shënoi në minutën e 68-të dhe ka festuar duke formuar figurën e shqiponjës dykrenare. Luajti deri në minutën e 80-të dhe ishte më e dalluara në fushë. 

Për 36-vjeçaren Asllani që është kapitene e Përfaqësueses së Suedisë ky ishte goli i dytë këtë edicion.

Gol realizoi edhe në ndeshjen hapëse të edicionit 2025/26 në disfatën që e pësoi London City Lionesses 4:1 nga Arsenali. 

Asllani ka kontribuar edhe më një asistim. 

London City Lionesses ka nëntë pikë dhe e zë vendin e pestë.