Fisnik Asllani i Hoffenheimit është njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm aktualisht në elitën e futbollit gjerman.
Dhe për shkak të formës së mirë që e ka pasur në këtë edicion, për Asllanin ka pasur interesim si nga skuadra gjermane ashtu edhe nga vendet e tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor është përmendur edhe Bayern Munichu, gjiganti gjerman.
Për 23-vjeçarin mediumet në Gjermani kanë shkruar se edhe Dortmundi ka shfaqur interesim, e nga Premier League, Tottenhami e Chelsea.
Asllani ka dhënë intervistë të gjatë për mediumin “Kicker”, por ka qenë i matur në deklaratat e tij.
“Nuk jam unë ai i cili merret me këto punë. Ashtu si në vitin e kaluar, unë jam i përqendruar vetëm në futboll dhe në ndeshjet që na vijnë. Sepse në fund të fundit, nuk më bën mua mirë nëse i përkushtoj vëmendje këtyre gjërave dhe shpërqendrohem. Duhet të paraqitem mirë në fushë”, ka deklaruar Asllani.
Asllani në 27 ndeshjet e këtij sezoni i ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar tetë asistime. Ai ka kontratë me Hoffenheimin deri në vitin 2029.