Skuadra e Torinos ku aktivizohen dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli, ka pësuar disfatë të shtunën mbrëma në ndeshjen që i takoi javës së 17-të të Serie A.
Torino u mposht 2:1 në shtëpi nga Cagliari. Ismajli e kompletoi ndeshjen te Torino, kurse Asllani u paraqit deri në minutën e 76-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e vetëm për Torinon e realizoi Nikola Vlashiq. Ndërsa golat e fitores për Cagliarin i realizuan Matteo Prati dhe Semih Kiliçsoy.
Torino ka 20 pikë, kurse Cagliari numëron dy pikë më pak.
Të dyja skuadrat renditen në mesin e tabelës.